E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfitoi 2 milionë euro përmes mashtrimit/ Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për administratorin e një kompanie

Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe merr të pandehur për ‘Mashtrim’ ndaj një personi, i cili shiti apartamente e njësi tregtare pa ua dorëzuar blerësve duke u shkaktuar 2 milionë euro dëm.

Në vitin 2022,  në ngarkim të këtij shtetasi u caktua masa e sigurisë ‘Arrest në burg’,  masë e cila u ekzekutua më 14.01.2025 nga autoritetet holandeze

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Durrës, rezultoi se  administrator i shoqërisë “A C” sh.p.k dhe personi juridik “A C” sh.p.k., pas pajisjes me leje ndërtimi (të pazbardhur për shkak të mospagimit të detyrimeve ndaj Bashkisë Durrës) për ndërtimin e një objekti multifunksional, kanë lidhur kontrata sipërmarrje me persona të ndryshëm kundrejt pagesave përkatëse.

Në përfundim të hetimeve rezultoi se i pandehuri nëpërmjet mashtrimit pasi ka mbajtur kontrata për shitje apartamente/njësi tregtare/garazhe, me të dëmtuarit për objekte të cilat nuk janë dorëzuar as aktualisht edhe pse janë likujduar sipas kontratave, ju ka sjellë atyre një dëm ekonomik në vlerën 2.099.522 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›