E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi fton Kuçin në Serbi, priten shkëmbime delegacionesh

kuciKosovë- Përfaqësuesit ndërkombëtarë i janë rikthyer mundësisë së shkëmbimit të vizitave të drejtpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë.

Një delegacion i Qeverisë së Kosovës mund të qëndrojë në Beograd për të shënuar kështu vizitën e parë shtetërore të Kosovës në kryeqytetin serb.

Burime të gazetës Tribuna, kanë shpjeguar se delegacioni do të ishte i nivelit që ka diskutuar planin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe do të kryesohej nga zv/kryeministri Hajredin Kuçi.

Vizita, e cila është diskutuar në Bruksel dhe është propozuar nga Beogradi, është mirëpritur nga pala kosovare me disa kushte.

Sipas burimeve të gazetës, pala kosovare ka kërkuar që ftesa të jetë e nivelit të njëjtë, pra të bëhet nga zyra e zv/kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›