E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perforcimi i besimit dhe ceshtjet e hapura

Atje qendron veshur ne te bardhe ndricuese me buzeqeshje miqesore duke pershendetur me dore duke predikuar e bekuar ne bashin e komandes se kryqezorit gjigant ne emer te kishes katolike. Ska dyshim qe Papa Benedikti i XVI si kapiten e mban timonin fort ne duart e tij. Ai thote se ckurs ndjek kjo anije ne detin e besimeve feveve etikes dhe politikes. E ai ka arritur shume gjate ketij udhetimi ne atdheun e tij gjerman. Prej vitesh ne vend nuk eshte diskutuar me kaq shume per ceshtjet e besimit.160 84 vjecari padyshim i ka vene ne mendime edhe njerezit jashte kishes. Pavaresisht nese tani ata brohorasin apo protestojne.

eshtjet delikate te politikes ai i trajtoi gjate fjalimit ne Bundestag - si nje profesor - duke shpalosur mendime filozofike mbi ndergjegjen dhe etiken te cilat shumica e dhomes se larte ndoshta i kupton por sic duket nuk eshte ne gjendje ti derdhe vete ne fjale. Takimi me kapitenet e jetes politike dhe shoqerore ashtu sic nuk mund te pritej ndryshe u karakterizua prej fjaleve dhe gjesteve miqesore. E njejta gje vlen edhe per takimin me delegacionet e hebrejve dhe te myslimaneve. Pervec diplomacise asgje tjeter e vecante nuk u pa ne portin e mirekuptimit.

Gjeste simbolike ne Erfurt

Po e njejta gje vlen edhe per samitin ikumenik me kishat e reformacionit te mbingarkuar me shume shpresa dhe pritje te ekzagjeruara. Sidoqofte takimi me perfaqesuesit160 e kishes evangjelike ne manastirin e Augustineve ne Erfurt vendi ku nisi reformacioni ne shekullin e 16-te me mendimet e160 Martin Luther-it eshte nje simbol i forte dhe ky ishte160nje vleresim diskret i reformatorit Luther. Megjithate kapiteni Benedikt mbetet i detyruar per nje percaktim te kursit kundrejt ikumenise. Atij si ze goja asnje fjale qofte edhe te zbehte lidhur me perspektiven bashkuese te konfesioneve. Perqafimi me kryetarin e Keshillit te Kishes Evangjelike ne Gjermani Nikolaus Schneider pasohet nga nje shuplake ne formen e nje deklarate dashurie ne adrese te ortodokseve.

Papa nuk iu referua ankesave te besimtareve katolike dhe protestante lidhur me martesat nga konfesione te ndryshme. Ai nuk e shpreh deshiren per dialogun e te gjitheve gje qe eshte kerkuar me fjale te qarta nga perfaqesuesit e kishes evangjelike dhe te politikes. Asnje afrim pra ndonese forcat e bashkuara i rrisin shanset per sukses ne arritjen e qellimeve te njejta. Ne vend te kesaj Kisha katolike eshte kryqezori ndersa ajo evangjelike ne rastin me te mire anija e mallrave ne keto ujra lundrimi. Me interes priten reagimet e rreth 700 milione protestanteve me mbare boten.

Unitet ne besnikeri ndaj Vatikanit

Ruaj kursin kjo eshte me sa duket komanda e kapitenit Benedikt. Ruaj kursin edhe duke pasur parasysh pasagjeret ne bordin e anijes se vet. Imazhet e besimtareve qe brohorasin dehen nga entuziazmi luten degjojne me respekt nuk mund te fshehin ate cka zien nen kuverten e anijes - se paku ne kabinat e shume katolikeve gjermane. Shume ithtare te reformes nder ta edhe peshkope shpresojne per nje udhezim orientues se si duhet vepruar me ceshtjen e diskutueshme te celibatit te diakonise se gruas por edhe per pjesemarrjen me te fuqishme te laikeve ne jeten e komunitetit.160Nga burri ne kabinen e kapitenit vijne megjithate ne vend te ofertave per bisedime vetem apele te vjetra te njohura per unitet me kishen boterore dhe besnikeri ndaj Vatikanit. Kisha ne Gjermani do te vazhdoje te jete nje bekim per komunitetin mbareboteror katolik nese ajo do ti qendroje besnike pasuesve te Pjetrit te shenjte dhe Apostujve nese prifterinjte njerezit e urdherit dhe laiket do te bashkepunojne ne unitet. E pra skemi perse te habitemi kur ne nje sfond te tille gjithnje e me shume katolike hipin ne varkat e shpetimit. Gati 182.000 syresh kane dale nga kisha katolike ne vitin 2010.

Arsyeja kryesore per keto largime masive nga kisha ka te beje me zbulimin e skandaleve te abuzimeve seksuale te klerikeve katolike.160Nje teme qe Benedikti i XVI nuk e foli hapur gjate kater diteve te vizites ne Gjermani ndonese ate e ka tronditur thelle ky krim. Fakti qe ai takoi fshehurazi pese viktima te abuzimeve seksuale eshte padyshim nje shenje per kete. Por deklarimet e qarta do te benin qe te mos ngjallej dyshimi sikur synohet qe kjo ceshtje te mbahet e heshtur dhe te mbulohet. Sepse pikerisht kete akuze ngrene tani viktimat e abuzimit.160Ndaj nuk eshte per t u habitur qe katoliket refomatore gjermane ende para largimit te kapitenit te tyre te zhgenjyer bene thirje per proteste te hapur.160Besimtaret ne te ardhmen duhet te pyesin ndergjegjen e tyre. Nga ky Pape nuk priten impulse te metejshme.

E pra Kryqezori i Kishes Katolike i permbahet kursit. Mbetet e hapur ceshtja nese qellimi i percaktuar i misionit te tij arrin ti percoje globit dhe njerezve Zotin ose se paku nje etike kristiane. Atyre u nevojitet kjo.

Auto Klaus Krmer

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›