Performancë për të zhdukurit e Kosovës

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, organizon një aksion simbolik për shënimin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur, që do të mbahet në sonte, me fillim në ora 21:00, në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.
Veprimi simbolik do të realizohet nëpërmjet vendosjes së të njëjtit numër të qirinjëve të ndezur, sa ështe numri aktual i personave të zhdukur. Veprimi do të shoqërohet me një performancë nga violinisti Visar Kuçi.
Që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 14 vjet nga tani, fati i 1750 personave të pagjetur mbetet ende i panjohur. Familjet e viktimave dhe shoqëria kosovare ende përballen me mohimin e të drejtës së tyre për të njohur të vërtetën dhe për të gjetur drejtësi. /Indeksonline/