E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flori dhe Gena: Jo vetëm fjalë

Këngëtarët e hiteve, Gena dhe Flori Mumajesi, kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre titulluar  ''Jo vetëm fjalë".

Realizimi i kësaj kënge u ka marrë atyre rreth dy muaj, derisa nuk kanë arritur rezultatin e dëshiruar.Kënga është argëtuese e ritmike dhe pritet që këtë verë të jetë në majat e top-listave shqiptare.

Pas këtij dueti, Gena do të punojë për një tjetër bashkëpunim të veçantë.
“Këtë vit do të kem edhe një bashkëpunim tjetër me këngëtaren Nora Istrefi, kënga do të realizohet nga Big Bang në Prishtinë”, ka treguar Gena ditë më parë për Indeksonline.

Ndryshe, Gena dhe Flori njihen si dy nga këngëtarët më te kërkuar. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›