Performancëjaponeze në TKOB
TIRANË- Muzikë dhe valle japoneze, por edhe performanca të tjera artistike u shfaqën mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në kuadër të “Javës Kulturore Japoneze".
Grupi “Wariki” performoi një ndërthurje të muzikës dhe valleve nga gjithë Japonia, në këtë koncert, që çeli aktivitet e kësaj jave. Katër artistët, me veshje karakteristike japoneze, performuan pjesë nga ato që njihen si "shfaqje e rrugës tradicionale", si dhe vallet shishimai (vallja luan), kagura, vallja e pulës, etj.
Për të ndjekur këtë koncert japonez, të pranishëm ishin edhe Kryeministri Sali Berisha me zonjën e tij Liri Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zv/kryeministri Edmond Haxhinasto si dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
“Wariki” performoi jo vetëm në skenë, por edhe në sallë, duke bërë pjesë të shfaqjes publikun.
Grupi “ Wariki” është ndërtuar si një ndërthurje e sensibilitetit modern dhe estetikës unike të çdo interpretuesi, që luan me instrumentet Taiko (bateri), shamisen (lahutë), Fue (flaut) dhe Kotot (qestër).
Pas përfundimit të performancës në sallën e TKOB, “Wariki” u ndje shumë i mikpritur nga publiku, për këtë arsye iu kthyen skenës për të interpretuar edhe një pjesë tjetër muzikore.
"Wariki" në gjuhën japoneze do të thotë “fuqia e harmonisë”, si simbolikë që portretizon harmoninë mes dy vëndeve, Shqipërisë dhe Japonisë.
“Java Kulturore Japoneze”, e nisur në Tiranë më 14 shkurt, është nismë e Ambasadës Japoneze dhe Zyrës së Konsullit të Nderit të Japonisë në Tiranë, e organizuar nën kujdesin e qeverisë shqiptare.
Aktivitetet do të vazhdojnë sot dhe nesër me shfaqjen e dy filmave “Djemtë e Ujit” dhe “Ditë vere me Guguesin”.
(e.n/ata/BalkanWeb)