Alegri zhvlerëson Interin: Rivali ynë mbetet Napoli
ROME-Milani zhvillon sot një transfertë tepër të vështirë në Verona, ku do të përballet me Kievon, një ekip tepër i vështirë në fushën e vet. Pas disa gabimeve radhazi në transfertë, kuqezinjtë e shohin veten vetëm 3 pikë para Napolit dhe 5 nga Interi, kështu që çështja e titullit mbetet një diskutim tërësisht i hapur. Për më tepër, që forma e Milanit nuk duket aspak brilante në këto momente, gjë që u konfirmua edhe nga humbja 0-1 me Totenhemin të martën në mbrëmje. Trajneri Masimiliano Alegri e quan situatën të vështirë, por sipas tij, çështja e titullit është në duart e Milanit. Në konferencën e djeshme për shtyp, ai ka shigjetuar "kushërinjtë" e Interit, që sipas tij, janë jashtë luftës për titullin kampion. "Interi? Për momentin, ndjekësja jonë e parë është Napoli, - deklaroi Alegri. - Sidoqoftë, është normale që zikaltërit të kishin këtë ecuri, pas nisjes jo të mirë të kampionatit", shtoi ai. Alegri ndërkohë pranon vështirësinë e përballjes në Verona, aty ku Kievo u ka hapur punë të gjitha skuadrave të mëdha. "Kievo është një skuadër e re, ka teknikë dhe këmbë. Mbi të gjitha me skuadrat e mëdha nxjerr në pah të gjitha cilësitë e veta më të mira, duke luajtur shumë shpejt. Gjithsesi, them se deri në fund të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira për t'u përballuar", deklaroi tekniku i Milanit.
Gatuzo
Një tjetër temë e "nxehtë" në shtëpinë e Milanit është ajo e Ivan Xhenaro Gatuzos, protagonist i një sjelljeje tepër agresive në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Totenhemit. Mesfushori kuqezi sulmoi ndihmës trajnerin e skuadrës angleze Xho Xhordan pas fishkëllimës finale, ndërkohë që tentoi të godiste këdo që i dilte përpara. Alegri ka bërë të ditur dje se nuk ka ndërmend t'i heqë shiritin e kapitenit Gatuzos. "Çështja e kualifikimit në Champions League është ende e hapur, - deklaroi tekniku i Milanit. - Për Rinon nuk kam ndërruar mendje dhe ai do të mbetet kapiteni ynë. Ndaj Totenhemit gaboi, por praboi përgjegjësitë e tij dhe u kërkoi falje të gjithëve. Në fushë ai është një nga ata që nuk tërhiqet kurrë mbrapa. Në ndeshjen me Totenhemin e mbylli ndeshjen me 12 qepje në gju. Mjafton për të treguar se për çfarë njeriu dhe futbollisti po flasim", shtoi Alegri. Në lidhje me Champions League, tekniku kuqezi u shpreh se ajo do të jetë një dhuratë e bukur në 25 vjetorin e Berluskonit si president. "Do të bëjmë gjithçka për ta kënaqur. Fola me të dje dhe na dha kurajo. Unë jam me fat që jam këtu. Nëse do të jem i zoti dhe me pak më shumë fat, do të qëndroja gjatë për të hapur një cikël. Por, tani është e rëndësishme të nisim të fitojmë diçka, duke qenë se kam një organikë të mirë në dispozicion", u shpreh Alegri.
(d.b/GSH/BalkanWeb)