Roma, kontestime dhe përleshje në stërvitje
ROME- Tifozët e Romës kanë kontestuar fuqishëm skuadrën e tyre në prag të transfertës së të dielës ndaj Xhenoas. Në qendrën stërvitore të Trigorias, rreth 200 ultras verdhekuq kanë hedhur tymuese dhe bomba letre, ndërkohë që policia e shumtë në numër, ka ndërhyrë duke lëshuar gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Në fund të përleshjeve janë ndaluar katër tifozë, një prej të cilëve është identifikuar si hedhës i një bombe letre që plagosi lehtë një policë. Shkurt, situata rreth Romës nuk është aspak e qetë dhe nervat duken të tendosura brenda e jashtë fushe. Verdhekuqtë kanë pësuar tre humbje radhazi, mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, ndërsa janë përfshirë nga një seri problemesh brenda dhomave të zhveshjes, në kohën që klubi është duke përfunduar procedurat e shitjes.
Pas përleshjeve, një delegacion i tifozëve është takuar me futbollistët, ndërkohë që të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit Prade, Montali, Konti e Tempestili. Përpos kontestimit, trajneri Klaudio Ranieri është shprehur se nuk ka ndërmend të largohet. “Nuk e braktis anijen Roma, - tha ai në konferencën e zakonshme për shtyp. – Rrini të qetë, të paktën deri në fund të sezonit nuk largohem”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)