Performim në Las Vegas, për 100 mln $

Miqtë dhe fansat e Britney Spears, druajnë se ajo nuk do të jetë në gjendje për të përballuar angazhimin afatgjatë në Las Vegas, pasi largimit nga "X Factor" dhe ndarjes nga i fejuari i saj Jason Trawick.
Këngëtarja 31vjeçare është në prag të nënshkrimit të një marrëveshje të madhe, në vlerë prej 100,000,000 $ me një nga kompanitë e grupit "Caesars", pasi Jason zyrtarisht dha dorëheqje si "kujdestar" i saj.
Një burim i afërt me këngëtaren ka treguar frikën për Britneyn: "Unë nuk jam e sigurt nëse Las Vegasi është një ide e mirë për Britneyn tani. Nëse ajo nuk mund të përballonte X Factori, s'di si do të jetë në gjendje për të performuar pesë ditë në javë në Vegas?" Britney ka konfirmuar largimin e saj nga shfaqja per talente, në të njëjtën ditë kur u nda nga Jason.Ky burim ka shtuar: "Ajo është një vajzë shtëpie, që i do djemtë e saj dhe ka rutinën e saj të përditshme. Në këtë kohë, ajo mund të ketë nevojë të përqëndrohet në shëndetin dhe lumturinë e saj - jo në rindërtimin e karrierës ". /Indeksonline/