Rona paralajmëron fansat e Dafinës

Këngëtarja Dafina Zeqiri, duket se ka përfunduar realzimin e videoklipit të saj të ri, të cilin do ta publikoj së shpejti.
Për këtë projekt akoma të papublikuar, kanë filluar edhe lëvdatat e para. Këngëtarja Rona Nishliu, ka paralajmëruar fansat për videon, duke mos kursyer fjalët, për ta vlerësuar si ''diçka shumë të bukur, emocionuese e të pazakontë". Krahas videoklipit, Zeqiri është në përgatitje të albumit të ri, ndërsa ka hapur kanalin zyrtar në You Tube dhe faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, për të qenë më afër publikut të saj.Ndërsa Rona Nishliu, pas publikimii të këngës ''Se vetëm zemra flet saktë", ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atje ka takuar edhe Berman Brothers, producentët me famë botërore të njohur për bashkëpunimet me yjet e muzikës, si Coldplay, Sting, Reamon, Cher, Dido, Real Mc Coy, Maroon 5 dhe Buena Vista Social Club. /Indeksonline/