VV në Bruksel, ia prishën drekën Thaçit në restorant

(E plotësuar)
U desh intervenimi i truprojave për t’i ndaluar aktivistët e Vetëvendosjes që mos ti afrohen tavolinës ku po drekonte kryeministri Hashim Thaçi bashkë me ekipin e tij në Bruksel.
Shefi i qeverisë shoqërohej nga koordinatori Blerim Shala, ministrja e integrimeve Vlora Çitaku, ambasadori kosovar në Belgjikë, Ilir Dugolli kur disa përkrahës të Vetëvendosjes që po protestonin kundër dialogut me Serbinë u futën në restorantin “La Brace”.
---
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke protestuar para zyrës së Kathrin Ashton në Bruksel, kundër dialogut të Prishtinës e Beogradit.
Burime të Indeksonline kanë thënë se rreth 70 protestues të udhëhequr nga deputeti Afrim Hoti e kanë penguar delegacionin kosovar të hyjë në ndërtesë për tu takuar me me përfaqësuesit e Serbisë.
Protestën e konfirmojnë edhe zyrtarët e Vetëvendosjes në Prishtinë, por e mohojnë se e kanë penguar ekipin kosovar.
“Dhjetëra aktivist janë mbledh para zyrës së Kathrin Ashton dhe po protestojnë kundër dialogut. Ata do të qëndrojnë aty derisa të përfundoi takimi, përveç nëse nuk largohen nga autoritetet belge”, ka thënë Erzen Vraniqi i Vetëvendosjes.
Disa prej parullave ishin: "Jo negociata me zëdhënësin e Millosheviçit", "Jo ngeociata pa zbardhjen e fatit të pagjeturve",etj./Indeksonline/