Turqi, Erdogan: Nuk e njoh parlamentin e BE-së
ANKARA- Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh sot se ''nuk e njihte Parlamentin Evropian'', njoftonte agjencia turke e lajmeve Anadolli.
Asambleja e PE-së, të enjten e kaluar, miratoi një rezolutë që kritikonte ashpër brutalitetin e policisë turke dhe qasjen e qeverisë së Turqisë dhe të kryeministrit të Ankarasë ndaj protestave antiqeveritare.
Erdogan, i cili që prej vitit 2005 po negocion anëtarësimin e Turqisë në BE, ka reaguar ashpër të enjten e kaluar lidhur me rezolutën e Strasburgut.
''Nuk njoh asnjë vendim të ndërmarrë nga Parlamenti Evropian ndaj Turqisë'', shprehej prerazi ai.
''Mos vallë e ka Parlamenti Evropian të drejtën të miratojë një qëndrim apo vendim të tillë mbi Turqinë?'', ishte një pyetje polemike e bërë sot prej tij, ndërkohë më pas u shpreh se ''nuk e njihte Parlamentin Evropian''.
(m.a/ansa/BalkanWeb)