E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfshihet nga nje automjet vdes efektivi i policise

05/10/2010Po dilte nga mjeti i tij

PEQIN-Nje efektiv policie eshte perfshire nga nje automjet teksa po dilte nga makina e tij ne afersi te Pajoves ne vendin e quajtur Lazaren pergjate rruges nacionale Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme kur Qerim Bahja efektiv rendi teksa po shkonte ne shtepi ka ndaluar ne ane te rruges ka dale nga automjeti i tij. Ne kete moment eshte perfshire nga nje automjet tjeter qe po vinte ne te njejtin drejtim. Per pasoje efektivi i policise Bahja ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektiva te Policise Rrugore dhe nje ambulance por per te nuk ka pasur asnje mundesi jete. Burime te policise bejne te ditur se nje mjet tip ford furgon me targa TR6940 i ka perfshire efektivin e rendit dhe me pas eshte perplasur me mjetin e tij tip BMV me targa SI63GKP. Mesohet se drejtuesi i mjetit qe shkaktoi aksidentin gjithashtu ka pesuar demtime dhe eshte transportuar drejt spitalit kirurgjik. Nga te dhenat e para dyshohet se shkak i aksidentit mund te kete qene parkimi jo i rregullt i mjetit nga ana e efektivit te policise por po hetohet gjithashtu edhe shpejtesia e mjetit qe shkaktoi aksidentin. Ekspertet kane mberritur ne vendin e ngjarjes per te sqaruar me tej shkaqet qe sollen vdekjen e inspektorit te rendit ne komisariatin e Peqinit. L. Lleshi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›