Plagos me arme 33-vjecarin merr peng nje shofer per tu larguar
05/10/2010Policia kerkon dorezimin e tij dhe lirimin e pengut autori i pergjigjet me arme
Nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur ne rrethin e Pogradecit. Spartak Cela 25 vjec pasi la te plagosur me arme zjarri pistolete TT nje 33-vjecar me pas rrembeu nje makine dhe drejtuesin e automjetit per tu larguar sa me pare nga vendi i ngjarjes. Por ndersa po largohej eshte ndeshur me forcat e policise ku keta te fundit i kerkuan qe te dorezohej por ai ka hapur zjarr kunder uniformave blu. Qelloi 6 here me radhe kunder tyre por fatmiresisht pa lenduar asnje punonjes policie dhe pas kesaj duke perfituar nga erresira eshte larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur keshtu makinen me te cilen udhetonte dhe drejtuesin e automjetit qe e kishte marre peng. Nderkaq persona te tjere transportonin te plagosurin drejt spitalit te Pogradecit ku i demtuari aktualisht rezulton te jete jashte rrezikut per jeten. Ngjarja kishte zene fill ne oret e vona te mbremjes ne nje fshat te Pogradecit dhe konkretisht ne Bishnice te ketij rrethi. Tashme policia po punon per gjetjen dhe arrestimin e autorit te kesaj ngjarjeje. Mesohet gjithashtu se personi qe mbeti i plagosur kishte vetem pak dite qe ishte liruar nga burgu pasi kishte qene i denuar per vepren penale te plagosjes. Spartak Cela banues ne lagjen nr. 3 te qytetit te Pogradecit ndersa ishte ndodhur ne nje nga lokalet fshatit Bishnice kishte pasur nje sherr me 33- vjecarin Dritan Lushka 33 vjec banor i fshatit ne fjale. Ky sherr i nisur me fyerje dhe sharje per motive banale do te shnderrohej ne menyre te papritur ne nje tmerr te vertete per gjithe njerezit qe gjendeshin ne lokal. Spartak Cela kishte nxjerre pistoleten qe e mbante me vete pa leje dhe pas kesaj kishte nisur te qellonte me arme. Shkrehjet e armes kishin qene te njepasnjeshme cka beri qe gjithe te pranishmit te mbertheheshin nga paniku. Ne fshat kishte mbetur nje i plagosur dhe nje tjeter ishte marre peng. Banoret e fshatit te alarmuar nga gjithe ajo cfare kishte ndodhur kishin kerkuar ndihmen e policise. Kjo e fundit ishte nisur menjehere ne drejtim te fshatit ku kishte ndodhur ngjarja por me autorin e krimit ishin gjendur balle per balle pergjate rruges Bishnice - Pogradec. Punonjesit e policise i kishin kerkuar 25-vjecarit te dorezohej por ai jo vetem qe e kishte kundershtuar urdhrin e tyre por ne te njejten kohe kishte nisur te qellonte ne drejtim te uniformave blu. Pas kesaj duke perfituar nga erresira kishte mundur te largohej. Fatmiresisht ai kishte braktisur automjetin por ne te njejten kohe kishte lene te lire edhe pengun. Nga ana jone pohuan burimet ne fjale u be shpallja ne kerkim policor dhe po punohet per kapjen e autorit ndersa materialet pritet ti kalojne Prokurorise se Pogradecit per hetime te metejshme. V. Hasani