Përfundim i turpshëm

Sezoni vjeshtor i Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme. Të mërkurën, në xhiron e fundit të vjeshtës, ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Kosovës së Vushtrrisë është ndërprerë në minutën e 65-të, teksa mitrovicasit po udhëhiqnin me rezultat 1:0 me golin e Florent Sejdiut.
Arsye e kësaj ndërprerjeje ishte fakti se gjyqtari Zenel Qorraj pretendoi se ishte sulmuar fizikisht nga futbollistët vushtrrias që po protestonin, pasi më parë ai e kishte ndëshkuar me karton të kuq futbollistin mysafir Faruk Zeneli, pas një rivënieje anësore të kontestueshme.
Me të vërtetë kjo është e pakuptimtë. Sot u panë disa skena të ulëta dhe të liga. Kur njerëzit janë të pafuqishëm të fitojnë me lojë, mundohen që ta bëjnë këtë në mënyra të tjera. Merreni me mend, vetëm për një aut u bë e gjithë kjo tollovi. As 5 mijë shikuesit e pranishëm nuk e dinë se pse e bënë atë gjest, tha drejtori i Trepçës, Eroll Vitaku.
Çdo gjë ishte në rregull, por më pas pamë sjellje vulgare. Një lojtar i Kosovës e mori kartonin e verdhë e një tjetër të kuqin, ndërsa më pas e rrethuan gjyqtarin dhe e sulmuesin fizikisht disa futbollistë. Do ti shihni edhe incizimet, shtoi ai.
Në anën tjetër, version krejt tjetër paraqesin vushtrriasit. Sipas tyre, mitrovicasit i kanë vënë presion të vazhdueshëm gjyqtarit dhe delegatit të ndeshjes deri te ndërprerja e saj.
Përfaqësuesi zyrtar për siguri i Trepçës gjatë gjithë ndeshjes i ka bërë presion delegatit, por kur përfundoi pjesa e parë, edhe gjyqtarit. Ai thoshte se do ta shkatërrojë Kosovën e Vushtrrisë. E larguan jashtë për në tribuna, por u rikthye sërish, rrëfen sekretari i Kosovës, Fidan Lahu, i cili shton se nuk e ka parë mirë nëse është sulmuar gjyqtari Qorraj apo jo.
Vetëm e kam parë që pas një vendimi të gjyqtarit u krijua një tollovi dhe më pas ai vërshëlleu për ndërprerjen e ndeshjes, pas presioneve të vazhdueshme që pati, vazhdoi Lahu.
Kjo është hera e dytë që ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Kosovës së Vushtrrisë ndërpritet. Muaj më parë, ndeshja e zhvilluar në Vushtrri ishte ndërprerë dhe më pas ishte regjistruar me rezultat zyrtar 3:0 për Trepçën. Komisioni i Garave pritet të vendosë sërish për fituesin e kësaj përballjeje.
Hysi KEK-u 3:4
Kryesuesi Hysi është befasuar në shtëpi nga KEK-u, i cili u rikthye në Kastriot me gjah të plotë. Udhëtuesit kanë treguar lojë të shkëlqyeshme, duke realizuar katër gola. KEK-u kaloi në avantazh përmes Valon Bajramit, i cili shënoi dy herë në minutat 4 e 20, kurse llapjanët e barazuan rezultatin pas golave të Mentor Zhdrellës (30) e Elhami Berishës (49). Virtyt Hashani shënoi dy golat tjerë për Elektricistët (69 e 85), për tia dhuruar fitoren skuadrës së Bylbyl Sokolit. Goli i Enis Zabërxhës në minutën e fundit të ndeshjes ishte i pamjaftueshëm për ekipin nga Merdara.
Prishtina Flamurtari 2:2
Prishtina dhe Flamurtari i kanë ndarë pikët të mërkurën në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Në një ndeshje të baraspeshuar, bardhekaltrit kaluan të parët në avantazh në minutën e 29-të të ndeshjes përmes Astrit Fazliut. Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Malësor Gjonbalaj e barazoi rezultatin me kokë, pasi mori një top nga Humolli. Kuqezinjtë e goditën shtyllën e bardhekaltërve dy herë: në pjesën e parë Jetullahu, kurse në të dytën Dervishi. Fat për portierin Statovci. Në anën tjetër, një gabim i portierit Burim Fejza i kushtoi me gol të pësuar flamurtarëve me realizator Behar Maliqin (65). Kurse, kur të gjithë e prisnin vërshëllimën e gjyqtarit, në minutat shtesë Alban Mehmeti e barazoi rezultatin nga distanca, 2:2.
Drenica Besa 3:2
Drenica ka bërë kthesë të jashtëzakonshme në rezultat, pasi që ishte në disavantazh prej 2 golash. Pejanët kishin kaluar në avantazh dy herë me anë të Granit Çekajt (39 e 51), mirëpo vendësit e barazuan rezultatin me dy golat e Fitim Halitit (63 e 68 nga penalltia). Ndërsa kreator i fitores së drenicasve ishte Rexhë Zhabollaj, që shënoi në minutën e 78-të të ndeshjes.
E enjte
Liria Vëllaznimi
Gjilani Ferizaj
Ndeshjet fillojnë në orën 13:00
Superliga Xhiroja XVII
Tabela
1. Hysi 17 11 30
2. Trepça 16 9 29
3. Flamurtari 17 2 27
4. KEK-u 17 11 26
5. Besa 17 4 25
6. Ferizaj 16 0 24
7. Prishtina 17 -3 23
8. Liria 16 4 22
9. Drenica 17 -14 21
10. Gjilani 16 -10 16
11. Vëllaznimi 16 -7 14
12. Kosova (V)16 -10 14