Perfundoi Kursi i Larte i Sigurise dhe Mbrojtjes dhe ai Themelor i Oficerit te Shtabit
Tirane 10 dhjetor 2010 NOA - Ne Akademine e Mbrojtjes Spiro Moisiu u zhvillua ceremonia e diplomimit te 17 oficereve dhe personel civile te cilet perfunduan Kursin e Larte te Sigurise dhe Mbrojtjes dhe i 41 oficereve qe perfunduan Kursin Themelor te Oficerit te Shtabit.
Ne kete ceremoni ishin te pranishem ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami zv.shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se gjeneral brigade Sander Lleshi komandanti i Doktrines dhe Stervitjes gjeneral brigade Agim Lala ambasadore dhe atashe ushtarake te akredituar ne vendin tone gjenerale dhe ushtarake te larte te Forcave te Armatosura si dhe mjaft te ftuar te tjere.
Ministri Imami duke pershendetur te sapodiplomuarit theksoi se eshte kenaqesi e vecante qe marr pjese ne kete ngjarje te rendesishme te perfundimit te Kursit te Larte te Studimeve per Sigurine dhe Mbrojtjen-2010 dhe te Kursit Themelor te Oficerit te Shtabit. Para se gjithash deshiroj te shpreh falenderimet e mia per personalitetet dhe miqte qe marrin pjese ne kete ceremoni permbyllese te ketyre kurseve qe pavaresisht nga axhenda juaj e ngarkuar prezenca juaj sot ketu jo vetem i ben nder kesaj ngjarjeje por gjithashtu tregon vleresimin tuaj per rendesine e nismes se organizimit dhe zhvillimit te ketij kursi per ceshtjet e mbrojtjes e sigurise dhe per sfidat me te cilat ballafaqohet rajoni yne por edhe me gjere.
Dua te uroj te gjithe kursantet ushtarake dhe civile ne MM kuadro te institucioneve te rendesishme te shtetit shqiptar si dhe ne vecanti pjesemarresit nga shtetet mike dhe aleate si Italia Turqia Serbia Bosnje-Hercegovina dhe Kosova - u shpreh ministri Imami dhe me tej vijoi - shte e qarte se rezultati i Kursit te Larte te Studimeve per Sigurine dhe Mbrojtjen-2010 nuk mund te arrihej pa perpjekjet dhe angazhimin tuaj te gjithanshem. Jam ne dijeni se ju e keni vleresuar seriozisht ate keni shfrytezuar cdo mundesi per te perfituar sa me shume nga program i tij me qellimin per te rritur aftesite tuaja te cilat do ti perdoni ne detyrat tuaja te ardhshme. Gjithashtu ky kurs do tju sherbeje jo vetem per te lehtesuar marredheniet tuaja sociale.Asnje kurs ose kualifikim nuk mund te jape pergjigje per gjithcka por une shpresoj se ky kurs do tju motivoje te kryeni studime dhe eksplorime te metejshme mbi ceshtjet qe keni trajtuar gjate ketyre tre muajve ne menyre qe secili prej jush te permiresoje me tej cilesite dhe njohurite e nevojshme profesionale ne te mire te procesit integrues te vendeve respektive dhe te te gjithe rajonit.
Ministri i Mbrojtjes Imami shprehu bindjen se mbas ketij kursi secili prej pjesemarresve eshte bere me i vetedijshem per rendesine e sigurise ne pergjithesi dhe per ate te sigurise bashkepunuese ne vecanti si dhe per veprimet konkrete qe si drejtues te larte civile dhe ushtarake mund dhe duhet te ndermerrni.
Imami vleresoi edhe perfundimin e Kursit Themelor te Oficerit te Shtabit qe perben hapin e pare te kualifikimit dhe pergatitjes se oficerit ne Akademine e Mbrojtjes. Natyrisht - nenvizoi ai - pjesemarresit ne kete kurs kane nje rruge te gjate per te bere duke kombinuar praktiken me arsimimin ne kurset pasardhese si ai Oficerit te Shtabit te Pergjithshem Kursi i Larte i Oficerit dhe Kursi i Larte i Studimeve per Sigurine dhe Mbrojtjen. Dua te theksoj se kursi themelor ka vendin dhe rendesine e tij ne sistemin e edukimit ushtarak.
Duke folur per rolin dhe misionin qe kane oficeret e rinj z. Imami u shpreh se ne kushtet e sotme eshte e nevojshme te kemi oficere te rinj te afte qe te kuptojne jo vetem aspektet teknike proceduriale ushtarake por te kuptojne se veprimet e nivelit taktik deri edhe individual kane rendesine dhe efektet e tyre ne lidhje me strategjine. Nga kjo pikepamje besoj se kursi themelor u ka dhene oficereve pjesemarres njohuri dhe pervoja te vlefshme te cilat do ti ndihmojne ata ne kryerjen me efikasitet te detyrave ne formacionet e ushtrise.
Ne fund te fjales se tij ministri Imami falenderoi Qendren Italiane te Studimeve te Larta te Mbrojtjes dhe Admiral Trevizanin per mbeshtetjen e madhe dhe te vazhdueshme gjate gjithe pergatitjes dhe zhvillimit te kursit. Te njejtat falenderime ai percolli edhe per Qendren Marshall per kontributin cilesor te dhene nga profesoret e saj. Gjithashtu ai falenderoi edhe ambasadoret e Italise Gjermanise Frances Anglise Hollandes Turqise Malit te Zi Austrise Greqise dhe Kroacise per kontributin e tyre aktiv ne kete veprimtari. Ndersa nje falenderim te vecante beri per Akademine e Mbrojtjes dhe stafin e saj per perpjekjet dhe dedikimin ne realizimin me sukses te te dy kurseve.
Te pranishmit u pershendeten edhe nga zv.shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA-se gjeneral brigade Sander Lleshi si dhe nga perfaqesuesi i Qendres se Studimeve te Larta per Mbrojtjen ne Itali gjeneral brigade Bosoti.
Ky eshte Kursi i trete i Larte per Sigurine dhe Mbrojtjen qe ka realizuar kjo akademi. Kursi i pare u hap ne vitin 2007 kursi i dyte ne vitin 2008 ndersa kursi qe sapo perfundoi ka filluar me 13 shtator 2010 dhe zgjati 13 jave. Kursin e ndoqen 17 ushtarake dhe personel civile te cilet jane ushtarake me grada te larta te FA Shqiptare personel nga Ministria e Brendshme Ministria e Financave Ministria e Drejtesise ushtarake te larte nga Forca e Sigurise se Kosoves si dhe ushtarake te larte nga FA te Republikes se Turqise Serbise Italise dhe Bosnje-Hercegovines.
Qellimi i Kursit te Larte te Sigurise dhe Mbrojtjes eshte pergatitja e drejtuesve ushtarake dhe civile te pajisur me mirekuptimin dhe vendosmerine e nevojshme per tu ballafaquar dhe per tu dhene zgjidhje ndryshimeve dinamike qe do te kerkohen ne strukturat e mbrojtjes dhe sigurise kombetare dhe nderkombetare per te dhene kontributin e tyre ne perballimin e sfidave te ardhshme te sigurise.
Edhe kete radhe Kursi i Larte i Sigurise dhe Mbrojtjes u zhvillua me mbeshtetjen e institucioneve prestigjioze dhe me vlera nderkombetare ne fushen e sigurise mbrojtjes dhe bashkepunimit nderkombetar. Kjo mbeshtetje nuk ishte vetem financiare por edhe ne pergatitjen e programit sigurimin e literatures dhe te lektoreve. Rol paresor ka pasur Qendra Xhorxh Marshall ne Gjermani Qendra e Studimeve te Larta per Mbrojtjen ne Itali Universiteti i Kolorados i SHBA por edhe institucionet nderkombetare te vendosura ne Tirane Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe vendet e rajonit si Turqia dhe Maqedonia. Ne funksion te realizimit te misionit dhe programit pervec marrjes ne konsiderate te keshillave dhe sugjerimeve te institucioneve dhe lektoreve pjesemarres ne kurse si dhe pervojes se fituar nga stafi i Kolegjit te Mbrojtjes jane ristudiuar programet edhe te disa kolegjeve te huaja homologe si ai Qendres Marshall i Kolegjit te Luftes se SHBA i Kolegjit te Mbrojtjes se Britanise se Madhe i Kolegjit te Mbrojtjes se NATO-s i Qendres se Studimeve te Larta per Mbrojtjen te Italise i Kolegjit te Mbrojtjes se Baltikut Shkolles pas Universitare te Flotes te SHBA-se etj. Gjate Kursit zhvilluan leksione edhe ambasadore e zv.ambasadore te akredituar ne vendin tone si ai i Frances USA Britani e Madhe Holande Austri Turqi Kroaci Mali i Zi Gjermani etj lektore te Qendres Xhorxh Marshall si dhe lektore nga Qendra e Studimeve Strategjike CASD.
Ndersa Kursi Themelor i Oficerit te Shtabit ka filluar me 13 shtator 2010 dhe zgjati 13 jave. Ky kurs ka per qellim kryesor te pergatise oficere ne pozicionet e ndryshme te shtabeve te reparteve si dhe ne shtabe te reparteve e nenreparteve shumekombesh te strukturave te NATO-s dhe ato nderkombetare. Kete kurs e ndoqen 41 oficere te grades kapiten. Ne perberje te ketij kursi ishin 5 ushtarake nga Forca e Sigurise se Kosoves si dhe 4 oficere nga Garda e Republikes.
Ne fund te ceremonise nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe perfaqesues te tjere te larte te Ministrise se Mbrojtjes Shtabit te Pergjithshem dhe Komandes se Doktrines dhe Stervitjes u shperndane diplomat oficereve dhe personelit civil qe perfunduan studimet ne keto dy kurse.
e.r/NOA