E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundojne planet e detajuara vendore i hapet rruge zhvillimit te tyre

Bashkia e Tiranës bëri me dije se, për herë të parë që prej vitit 1989, Tirana do të zhvillohet në bazë të një plani të hartuar nga ekspertët më të mirë dhe me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Pas miratimit të planit të përgjithshëm rregullues, i premtuar nga kryebashkiaku gjatë fushatës elektorale të 2011-ës dhe që i mungonte Tiranës për 23 vite, Bashkia e Tiranës nisi punën për planet e detajuara vendore. Aktualisht, janë miratuar planet e detajuara vendore të 26 zonave të Tiranës, duke i hapur rrugën zhvillimit të këtyre zonave.  Përmes një njoftimi për shtyp, Bashkia informoi se Planet e Detajuara Vendore (PDV) kanë në themel të tyre parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Qytetarët vendosen në kushte të barabarta përara zhvillimit e në asnjë rast nuk do të lejohet që e drejta e dikujt, të cënojë të tjerët. Këto studime i japin njëherë e përgjithmonë fund zhvillimit kaotik, ku për vite me radhë, fokusi ishte përqendruar tek ndërtimi i pallateve shumëkatëshe që shpërfillin territorin përreth, duke reduktuar hapësirat publike, duke cënuar infrastrukturën rrugore dhe duke mos lënë asnjë sipërfaqe për zhvillimin e institucioneve sociale e arsimore, si ҫerdhe, kopshte apo shkolla.  Të gjithë studimet e miratuara, janë bazuar mbi një përqasje që përcakton si prioritete, nevojat e komunitetit. Në gjitha rastet, zhvillimi i pronës është shoqëruar me  përcaktimin e hapësirave për rrugë, institucione arsimore, hapësira rekreative, kënde të lojrave për fëmijë e sipërfaqe të gjelbra kompakte. Në këto studime parashikohet ndërtimi i 4 institucioneve të reja arsimore: 1 çerdhe, 2 kopshte dhe 1 shkollë 9-vjeҫare si dhe parashikohet ristrukturimi i institucioneve arsimore, aktualisht prezente në territor e përshtatja e tyre me kërkesat në rritje të banorëve. Hapësirat e gjelbra e rekreative, të përcaktuara mbi bazën e standardeve mjedisore janë vendosur në të gjitha zonat e studiuara.  Të gjithë zhvillimet e reja do të kontribuojnë për realizimin e rrugëve dhe hapësirave të gjelbra kompakte, në shërbim të banorëve. Në të gjitha nën-njësitë e studiuara, territori i përdorur për ndërtimin rrugëve, hapësirave të gjelbra përbën 30-50% të gjithë sipërfaqes së truallit. Për të 26 nën-njësitë e miratuara, të interesuarit për zhvillimin e pronës mund të aplikojnë menjëherë pranë Bashkisë së Tiranës, për t’u pajisur me leje ndërtimi. Procesi për marrjen e lejeve të ndërtimit është shkurtuar nga 365 ditë, në vetëm 45 ditë, duke nisur nga momenti i aplikimit.  Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës janë drejt përfundimit planet e detajuara vendore edhe për 10 nën-njësi, ndërkohë që për 15 të tjera, planet po hartohen nga vetë ndërtuesit.  

Tabela e PDV-ve të miratuara

Nr

Nën-njësia

Sip. e nën-njësisë m²

Kufiri ( Rrugët që e kufizojnë)

1

5/24

33 962

Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Adem Jashari”; Rr. “Sami Frashëri”

2

5/25

46 539

Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Ibrahim Rugova”

3

5/28

43 860

Rr.”Kosovarëve”; Rr. “Dora d’Istria”; Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Sami Frashëri”

4

3/21

12 628

Rr.”Arkitekt Sinani”; Rr. “Ramiz Treni”; Rr. “Ramazan Zakja”

5

10/8

25 730

Rr.”Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Bërxolli”

6

6/10

83 043

Rr.”Haki Stërmilli”; Rr. “Llazi Miho”;

Rr. “Petraq Leka”

7

8/1

10 678

Rr.”Barrikadave”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

8

8/2

31 778

Rr.”Saracëve”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

9

8/3

74 506

Rr.”Tafaj”; Rr. “Ali Pashë Gucia”;

Rr.”Saraçëve”; Rr. “Qemal Stafa”

10

8/9

40 419

Rr.”4 Dëshmorët”; Rr. “Riza Cerova”;

Rr.”Dervish Hekali”; Rr. “Thanas Ziko”

11

5/38

54 853

Rr.”Dhimitër Shuteriqi”; Rr. “Tish Dahija”;

Rr.”Robert Shvarc”; Unaza e Re

12

7/25

152 505

Rr.”Frosina Plaku”; Rr. “Ndre Mjeda”;

Rr.”Artan Lenja”

13

9/15

57 051

Rr.”Asim Vokshi”; Rr. “Haxhi Hysen Dalliu”;

Rr.”Ramazan Kasa”; Rr. “Kongresi i Tiranës”

14

9/18

54 937

Rr.”Don Bosko”; Rr. “Estref Frashëri”;

Rr.”Asim Vokshi”; Rr. “Asllan Shahini”

&

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›