E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundojnë punimet e rehabilitimit në aksin rrugor Shijan–Delvinë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përfundimin e plotë të punimeve infrastrukturore për rehabilitimin e aksit rrugor Shijan–Delvinë, si dhe të segmentit lidhës me fshatin Vergo. Sipas detajeve teknike të projektit, ky segment rrugor merr nisje në rrethrrotullimin e fshatit Shijan dhe përfundon në qytetin e Delvinës.

Realizimi i këtij investimi pritet të ndikojë pozitivisht në jetën e komuniteteve lokale, duke krijuar kushte më të mira për banorët dhe vizitorët. Sipas vlerësimit të institucionit, infrastruktura e re do t’i shërbejë drejtpërdrejt zhvillimit ekonomik të rajonit.

Në njoftimin zyrtar të Autoritetit Rrugor Shqiptar theksohen standardet e reja të sigurisë dhe impakti i pritshëm i kësaj ndërhyrjeje:

“Përfundojnë punimet e rehabilitimit në rrugën Shijan–Delvinë dhe rruga lidhëse me fshatin Vergo, duke e sjellë këtë aks me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore. Kjo ndërhyrje ka përmirësuar ndjeshëm qarkullimin, ka krijuar akses më të shpejtë e më të sigurt drejt Delvinës dhe Sarandës, duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe turistik të zones.”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›