E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana përforcon sulmin me një kroat, vjen Tomislav Kiš

Tirana godet përsëri në merkato. Klubi bardheblu ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin kroat, Tomislav Kiš. 32-vjeçari ka një eksperencë të madhe, ndërsa ka luajtur me skuadra si Hajduk Split, Žalgiris dhe Zrinjski Mostar.

Njoftimi i klubit:

Zyrtare | Tomislav Kiš është bardheblu.

Sulmuesi kroat i bashkohet KF Tiranës, duke sjellë me vete një eksperiencë të gjatë në futbollin evropian.

Gjatë karrierës së tij, Kiš ka qenë pjesë e klubeve si Hajduk Split, Žalgiris dhe Zrinjski Mostar.

Mirë se erdhe në familjen bardheblu, Tomislav!

Të urojmë suksese me fanellën e KF Tiranës!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›