E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon afati për lirimin e hapësirave publike, Balluku: IKMT dhe Policia nisin ndërhyrjet konkrete

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një konferencë për mediat, deklaroi përfundimin e afatit për lirimin vullnetar të hapësirave publike, i cili përfundoi më 31 korrik. Ajo njoftoi se prej këtij momenti Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, do të nisë ndërhyrjet për të garantuar respektimin e distancave nga akset kombëtare.

“Nuk kemi të bëjmë me një aksion të izoluar kundër tendave, por me një reformë të thellë për çlirimin e hapësirave publike dhe zbatimin e ligjit për mbrojtjen e territorit,” tha Balluku.

Ministrja theksoi se kjo nismë përfshin edhe ndërhyrje ndaj oborreve të përbashkëta të zaptuara e të kthyer në parkingje, si dhe ndaj TEC-eve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në zonat e vendburimeve energjetike. Ajo i cilësoi si të pabaza dhe qesharake përpjekjet për të mohuar apo justifikuar këto ndërtime të paligjshme, duke shtuar se ato vijnë nga segmente të interesuara që godasin të mirën publike.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›