Përfundon intervistimi i Grupit të dytë të Drenicës

(E plotësuar) Ka përfunduar intervistimi i shtatë personave të cilët sot u morën në pyetje për më shumë se 5 orë nga Prokuroria Speciale.
Emrat e të intervistuarve ende nuk janë zbardhur, përveç të dy vëllezërve Fadil e Nexhat Demaku.
Derisa po vazhdonte intervistimi i grupit të dytë të Drenicës, një veturë e Shërbimit Korrektues ka qëndruar përballë Prokurorisë Speciale.
----
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se, intervistimi i shtatë të dyshuarve për krime lufte nga rajoni i Drenicës është duke vazhduar që nga mëngjesi./Indeksonline/
----
Të dyshuar për krime lufte janë edhe Fadil Demaku, deputet i PDK-së dhe vëllai i tij, Nexhat Demaku, kryetar i Komunës së Drenasit.
Lajmi është konfirmuar nga deputeti Demaku i cili thotë se sot është paraqitur para prokurorit ashtu siç i ësht kërkuar.
“Po është e vërtetë, sot në orën 10:00 jam marrë në pyetje nga prokuroria. Pyetjet kanë qenë kryesisht për Grupin e Drenicës”, ka thënë për express, Fadil Demaku
E bashkë me të dhe vëllanë në pyetje janë marrë edhe pesë persona të tjerë për të cilët Demaku thotë se nuk mund të flasë se kush janë.
“Mund edhe të gaboj, por e di saktë se dy prej tyre nuk kanë qenë fare ushtarë në kohën e luftës”, tha ai.
Dy vëllezërit Demaku tashmë janë liruar.
“Dhe nuk na kanë thënë se çfarë do të bëhet më tej”, sqaron ai.
Ndryshe, ndër të arrestuarit e parë të Grupit të Drenicës janë edhe dy vëllëzërit tjerë të Fadilit dhe Nexhatit: Jahir dhe Zeqir Demaku, te cilet aktualisht gjenden ne paraburgim nen dyshime per krime lufte.
Indeksonline rreth një muaj më parë kishte raportuar se EULEX-i ka nisur hetime edhe ndaj deputetit të PDK-së, Fadil Demakut./Indeksonline/
------
Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, u ka dërguar ftesa shtatë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të paraqiten sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ata do të merren në pyetje në lidhje me krime lufte të kryera në Zonën Operative të Drenicës.
Shatë ish-pjesëtarët e UÇK-së do të paraqiten në një seancë dëgjimore dhe trupi gjykues do të merr vendim për procedurat e mëtejme./Indeksonline/