E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, në fokus kalendari i reformave integruese

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Nën drejtimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama u zhvillua sot mbledhja e grupin parlamentar socialist, ku u diskutuan disa çështje me rëndësi për ecurinë e punëve të vendit dhe për organizimin e brendshëm politik.

Gjatë takimit u trajtua ecuria e bashkëbisedimit me anëtarësinë socialiste në të gjithë vendin, si edhe procesi i zgjedhjeve në organizatat socialiste, me raportime nga drejtuesit politikë të qarqeve mbi zhvillimet dhe problematikat e konstatuara në terren.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu progresi i negociatave për integrimin europian, kalendari i reformave dhe masat e reja që lidhen me këtë proces, ndërkohë që u raportua edhe mbi detyrat e lëna nga mbledhja e mëparshme dhe ecurinë e zbatimit të tyre.

Mbledhja trajtoi edhe organizimin e aktiviteteve në kuadër të “Majit të Europës”, si dhe përgatitjet për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, duke theksuar rëndësinë e këtyre momenteve për jetën politike dhe institucionale të vendit.

1 nga 19

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›