E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjekmarkaj-Sottanelli: Forcim i marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

TIRANË, 27 prill/ATSH/ Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj priti sot në kryesinë e Kuvendit, deputetin italian, Giulio Cesare Sottanelli, anëtar i Parlamentit, përfaqësues i Partisë “Azione”.

Gjekmarkaj e falënderoi kolegun italian për ndihmën e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, si një partner i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm, si edhe në veçanti për ndihmën e qeverisë, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit të Italisë në procesin e integrimit europian të vendit tonë.

Gjatë takimit, u diskutua edhe mbi kontributin e rëndësishëm të diasporës shqiptare, si asaj historike ashtu edhe asaj të re, për forcimin e marrëdhënieve të miqësisë mes dy vendeve tona.

“Ky kontribut ka qenë dhe mbetet një urë e fortë lidhëse, që afron më shumë popujt tanë të bashkëpunimin kulturor, social dhe ekonomik”, u theksua në takim.

Në takim ishte e pranishme edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›