E Diel, 1 Nëntor 2026

Forcohet euroja, bie dollari në raport me lekun

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, këtë fillim jave që përkon me fundin e muajit prill, monedha europiane fitoi pikë kundrejt lekut, ndërsa dollari u nënçmua me 0,36 lekë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja është ngjitur me 0,06 lekë në kuotën e këmbimit me 95,56 lekë dhe monedha e gjelbër amerikane ra në vlerën e 81,36 lekëve.

Ndërkohë paundi britanik u forcua me 0,13 lekë dhe këmbehet me 110,26 lekë, ndërsa franga zvicerane zbriti në vlerën 103,84 lekë ose 0,08 lekë më pak se në fundjavë.

Aktorë të këtij tregu shprehen se, ndryshimet në vlerat e këmbimit valutor janë të pritshme dhe brenda parashikime, duke lënë të nënkuptohet se, tregu valutor orientohet nga ecuria në bursat ndërkombëtare por dhe kërkesë oferta në tregun vendas.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 81.36 -0.36
Euro EUR 95.56 +0.06
Poundi britanik GBP 110.26 +0.13
Franga zvicerane CHF 103.84 -0.08
Jeni japonez (100) JPY 51.13 -0.03
Dollari australian AUD 58.47 +0.23
Dollari kanadez CAD 59.79 +0.09
Korona suedeze SEK 8.85 +0.04
Korona norvegjeze NOK 8.78 +0.03
Korona daneze DKK 12.79 +0.01
SDR SDR 111.44 -0.43
Ari (OZ 1) XAU 382669.44 +133.22
Argjendi (OZ 1) XAG 6155.99 +46.60
Juani kinez (onshore) CNY 11.92 -0.04
Juani kinez (offshore) CNH 11.92 -0.03
Lira turke TRY 1.81 -0.01

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›