Perfundon ndertimi i rruges Endri Keko
Një rrugë e re, e ndërtuar me standardet më të larta i është shtuar sot kryeqytetit. Rruga “Endri Keko” është standardi që Bashkia e Tiranës po implementon në Tiranë. Me një investim prej 41.4 milionë lekësh është rikonstruktuar rruga “Endri Keko”, e cila lidh bulevardin “Zhan D’Ark” me rrugën “Sadik Petrela” dhe ndodhet në Njësinë Bashkiake nr. 3.
Rikonstruksioni i kësaj rruge ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së mjeteve dhe u shërben mbi 3000 qytetarëve të zonës dhe shumë të tjerëve që përdorin këtë rrugë për t’u lidhur me pjesë të tjera të kryeqytetit, siç është edhe zona e Kinostudios.
“Kthimi sot tek “Endri Keko” përbën një kënaqësi të veçantë edhe për shqisat por edhe shpirtëror. Nuk është vetëm një premtim i mbajtur por është një premtim i mbajtur në kohën më të shkurtër të mundshme dhe një model i mënyrës se si ne po zhvillojmë infrastrukturën anembanë qytetit. Kush e shikon këtë rrugë sot, e kupton se banorët kanë një cilësi tërësisht të transformuar të jetës këtu në këtë lagje dhe po kështu prona e tyre ka marrë një vlerë ndoshta të paimagjinuar disa muaj para se të niste ky investim” – u shpreh z. Basha.
Ndërtimi i rrugës është paprirë nga ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve e ujërave të bardha dhe të zeza. Rruga është pajisur me sinjalistikë rrugore vertikale dhe atë horizontale, me ndriçimin rrugor dhe janë mbjellë 135 fidanë pemë të llojit rrap. Muret rrethues të banesave rreth 480 metra linearë janë veshur me pllaka guri dhe janë vendosur kangjella. Në rikonstruksionin e kësaj rruge është përfshirë spostimi i linjave të tensionit të ulët, zhvendosja e kabllove ajrore dhe ndërtimi i një kabine elektrike.
“Unë dua të përfitoj nga rasti për t’ju thënë se ky është standardi me të cilin ne po ekzekutojmë dhe do të ekzekutojmë me dhjetëra vepra të tilla, këtu në njësinë bashkiake nr.3 dhe anembanë qytetit të Tiranës dhe natyrisht ekzekutimi i veprave me këtë standard do të mundësojë që Tirana të ecë përpara e të mos kthehet pas, në kohën kur interesi i qytetarit vinte i fundit dhe interesi i politikës, qoftë kjo edhe nga flamujt e bashkisë së politizuar ishte i pari.
Si Kryetar i Bashkisë, dëshiroj t’u bëj thirrje qytetarëve që duke parë këto vepra që sapo kanë përfunduar, të kenë besim se vetëm duke ecur përpara, ne do të mundemi që këtë standard ta shtrijmë anembanë qytetit dhe ky është një standard me të cilin ne po mësohemi por është një standard të cilin duhet ta kishim këtu, një standard të cilin e meritojmë dhe një standard që do ta zbatojmë vetëm duke ecur përpara” – theksoi kreu I Bashkisë së Tiranës.