E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria fillon nga une

Ky ushtrim nuk është thjesht një argëtim i nxënësve të shkollës “Edit’h Durham” me policet e Forumit të Gruas në Policinë e Shtetit.

I bën ata më të afërt dhe tregon sa të domosdoshëm janë për të ecur sëbashku.

Përvoja suedeze ka në fokus të rinjtë e grupmoshës 12-14 vjeç. Synon ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme midis policisë dhe komunitetit, si dhe ndërgjegjësimi, se të gjithe ne duhet të kontribuojmë për sigurinë.

Gratë e policisë jo vetëm si punonjëse policie, por edhe si nёna e prindër, kanë punuar me fëmijët duke i informuar ata në lidhje me policinë, bashkëpunimin me të, domosdoshmëria e zbatimit të ligjit,  kujt duhet t’i drejtohen e si duhet të veprojnë fëmijët në situata të vështira duke patur parasysh nevojat për siguri të kësaj grup moshe. 

Përqasja ishte e tillë që fëmijët duhet ta konsioderojnë punonjësin e policisë një shok apo mik të tyre dhe jo si miti i frikës i stimuluar shpesh herë edhe nga vetë prindërit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›