E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assad konfirmon mberritjen e raketave te para nga Rusia

Siria ka marrë furnizimin e parë me raketa ruse dhe pjesa e mbetur e tyre do të mbërrijë së shpejti. Konfirmimi zyrtar është bërë nga presidenti sirian Bashar Al Asad i cili ka dhënë një intervistë të gjatë për këtë temë e cila pritet të transmetohet gjatë ditës. Izraeli ka qenë vendi i parë që ka reaguar pas këtij lajmi, duke paralajmëruar një përkeqësim të situatës. Asad gjithashtu ka konfirmuar edhe se qeveria e tij do të marrë pjesë në Konferencën e Gjenevës që duhet të ofrojë një zgjidhje politike për konfliktin e përgjakshëm nëvend.
Nga ana e saj opozita siriane ka pranuar të marrë pjesë vetëm nëse zgjidhja do të ketë të bëjë me daljen nga skena politike e Asad.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›