E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon në Shkodër ndërtimi i pikës doganore të Muriqanit

Tashmë shërbimi në të dy anët e kufirit, Shqipëri dhe Mali i Zi me lehtësime të ndjeshme-

Punimet për ndërtimin e doganës së re të Muriqanit, rreth 14 km larg qytetit të Shkodrës, tashmë kanë përfunduar dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohet ceremonia e përurimit të saj. Kjo doganë  e re, e ndërtuar tërësisht nga e para, falë financimit prej 1.3 milionë euro të Komisionit Evropian, do të funksionojë me një shërbim të përbashkët në mes personeleve të palës Shqipërisë dhe  të Malit të Zi, një shërbim doganor që aplikohet për herë të parë në Ballkan. Viktor Apostoli, drejtor i kompanisë ndërtuese “RT”, që kreu punimet për ndërtimin e kësaj dogane, bën të ditur se kanë përfunduar të gjitha proceset e punimeve të planifikuara në projekt dhe se tashmë firma është në pritje të dorëzimit të saj". Sipas zotit Apostoli, godina, pikat e kontrollit doganor dhe të gjitha mjediset e tjera të doganës së re të Murriqanit, janë të standarteve bashkëkohore. "Rrjeti komjuterik i instaluar këtu është i lidhur direkt me rrjetin kombëtar të doganave" cilëson Apostoli. Pika e Kalimit Kufitar të Murriqanit, është hapur në maj të vitit 2002 dhe deri tani ka funksionuar vetëm për kalimin e njerëzve dhe automjeteve të vogla, në të dy anët e kufirit, ndërsa për mallrat një gjë e tilë ka qënë e pamundur pasi mungonte infrastruktura përkatëse. Ndërkohë, me kushtet tepër optimale dhe moderne që kjo doganë disponon aktualisht, shërbimet do të jenë të gjithëanshme, që do të thotë se  qarkullimi do të jetë i mundur edhe për automjete të  tonazheve të mëdha që transportojnë  mallra. Vënia në punë dhe  funksionim e kësaj dogane, do të krijojë  lehtësira shumë të mëdha në shkëmbimin e mallrave mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, shkëmbime që deri më tani janë realizuar vetëm ndërmejt doganës së Hanit të Hotit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›