E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon ne gjyq ish-drejtori i burgut te Lezhes Valentin Miri

Prokuroria e Lezhës, dërgon në gjyq ish-drejtorin e burgut të Shën Kollit të pandehurin Valentin Miri.
Sipas dosjes hetimore, që “ABC NEWS” ka siguruar, i pandehuri ka kryer tre vepra penale, atë të “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsionit” dhe “armëmbajtjes paleje”.
Këto akuza, ish-drejtori Miri i ka konsumuar, duke i dhënë leje shpërblyese të dënuarve për vrasje kundrejt shumave të ndryshme parash.
Përveç lejeve shpërblyese, ish-drejtori i burgut të Shën Kollit jo vetëm që lejonte aparatet cellular brenda qelisë por edhe fliste me të burgosurit në telefon duke bërë pazare për lejet shpërblyese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›