E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi: “Pakënaqësi” për dështimin e bisedimeve për Moldavinë

Rusia tha sot se konferenca për gjetjen e zgjidhjes ndërmjet Moldavisë dhe provincës separatiste Transdniestër, ka dështuar. Ministria e jashtme e Rusisë deklaroi se “për shkak të mospajtimeve serioze, diskutimet, për fat të keq, kanë dështuar”.

Takimi dyditësh në Moskë, i grupit 5+2, që përbëhet nga Moldavia, Transdniestria, Rusia, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe OSBE-ja, nuk arriti asnje rezultat. Rajoni rusisht-folës i Transdniestrisë, është ndarë nga Moldavia në vitin 1990 dhe të dy palët zhvilluan një luftë të shkurtër në vitin 1992. Bisedat e fundit për riunifikim ndërmjet Moldavisë dhe Transdniestrisë janë mbajtur në vitin 2006.

Grupi 5+2 ishte formuar në vitin 2010, në përpjekje për ta mbyllur këtë mospajtim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›