Përfundon numërimi, Basha 95 vota më shumë

Në mbyllje të procesit të numërimit të fletëve të hedhura gabim të 11 minibashkive të kryeqytetit, kreu i KQZ-së Arben Ristani e quajti atë një proces të vështirë por korrekt. Ai falenderoi të gjithë përfaqësuesit e partive politike, vëzhguesit dhe stafin e KQZ-së. Por ska zgjatur shumë dhe ka ardhur reagimi i Partisë Socialiste, ku përfaqësuesi ligjor i kësaj force politike në KQZ Genci Gjonçaj e ka konsideruar si të pavlefshëm procesin e numërimit të fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve, ku zëdhënsi Leonard Olli tha se procesi ka qenë transparent ndërsa administrata po punon për kalkulimin e të dhënave për tu përfshirë në tabelën përmbledhëse të rezultateve për kryeqytetin.
Kështu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve prej 6 ditësh, në zbatim të urdhërit të kolëgjit zgjedhor, ka ngritur 8 grupe pune për numërimin e fletëve të hedhura gabim në të 11 minibashkitë e Tiranës. Në këtë mënyrë i janë nënshtruar procesit të numërimit të fletëve të hedhura gabim 1793 kuti nga të cilat dolën 498 vota për kandidatët për kryetar. Në përllogaritjen q ë u bëhet shifrave rezulton që kandidati demokrat ka thelluar avantazhin duke shkuar në 95 vota më shumë se sa rivali socialist Edi Rama. Nga ky numërim Lulzim Basha ka marrë gjithsej 256 vota ndërsa Edi Rama ka marrë 242 vota. Diferenca prej 14 votash i shtohet rezultatit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve prej 81 votash në avantazh për Bashën duke e çuar këtë shifër në 95 vota.