E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol Ramadani, kryetari i ri i ERE-s

Sokol Ramadani është kryetari i ri i Entit Rregullaror të Energjisë. Kuvendi ka votuar me 72 vota pro dhe një kundër kandidaturën e Ramadanit në krye të ERE-s ndërkohë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në seancë si pasojë e bojkotit.
 

Sokol Ramadani i cili më parë ka mbajtur postin e kreut të OST-së do të zëvendësojë Bujar Nepravishtën.
 

Ndërkohë mazhoranca ka votuar me 72 vota pro dekretit të presidentit Topi për kandidaturën e Fatmir Hoxhës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Votimi për Fatmir Hoxhën ishte shtyrë për në seancën e sotme, pas miratimit në seancën e një jave më parë të Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi, po me 72 vota pro. Po një javë më parë Kuvendi ka rrëzuar kandidaturën e gjyqtares Manjola Bejleri, e cila mori 64 vota kundër, 4 vota pro, 4 vota abstenim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›