Përfundon numërimi në 5 bashkitë, kandidatët e PS do drejtojnë Vlorën, Tepelenën, Cërrikun, Beratin dhe Matin

Procesi i numërimit të votave në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Berat dhe Mat, ka përfunduar me fitoren e kandidatëve të Partisë Socialiste.
Partia Socialiste ka shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e pjesshme vendore në të pesta bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet.
Bashkia e Beratit do të drejtohet nga Ervin Ceca i cili në këto zgjedhje arriti të siguronte 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit, duke lënë pas me diferencë të thellë kandidatin e mbështetur nga Partia Demokratike, Pavlo Shkarpa, i cili siguroi 2,607 vota ose 16.65%.
Garën për drejtimin e Bashkisë së Tepelenës e fitoi kandidati i Partisë Socialiste, Gramoz Sako, i cili arriti të merrte 77.85% të votave, përballë kandidatit të pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, Gabriel Guma, që mori 22.15%.
Bashkia e Cërrikut për një mandat rreth 1 vit e gjysmë do të drejtohet nga Florenc Doka i cili në këto zgjedhje mundi të siguronte fitoren e thellë me 6,201 vota, që përbëjnë 66.22% të totalit, ndërsa “kundërshtari i tij” në këtë garë Amarildo Hoxha, kandidat i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, mori 1,888 vota ose 20.16%.
Në krye të garës për Bashkinë e Vlorës u pozicionua Brunilda Mersini e cila shënoi një moment historik si gruaja e parë që merr drejtimin e këtij qyteti. Ajo siguroi 15,573 vota, që përfaqësojnë rreth 78% të totalit, duke e bërë rezultatin të pakontestueshëm.
Dy kandidatët e tjerë në garë, Dionis Sota (i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike) dhe Gjergji Nika (i pavarur), morën përkatësisht 233 vota (11.6%) dhe 1,975 vota (9.8%).
Ndërsa Bashkia e Matit, e fundit që mbylli numërimin e votave, do të drejtohet gjithashtu nga socialisti Altin Bojni. Ky i fundit shënoi fitore me difencë të thellë ndaj dy kandidatëve të pavarur, Eduart Brahilika kandidat i mbështetur nga opozita dhe Suzana Pasha, kandidatja e pavarur, ish-drejtuese e Forumit të Gruas Socialiste në këtë bashki.
Bojni siguroi 7425 vota ose 66.54 % të totalit, kandidati i mbështetur nga opozita ka siguruar 3318 vota ose 28.54 %, ndërsa ish-drejtuesja e Forumit të Gruas Socialiste në Bashkinë Mat ka marrë vetëm 547 vota në këtë bashki ose 4.92 %.
Procesi i numërimit të votave në 5 bashki:
Pas përfundimit të procesit të votimit në orën 18:00 të së dielës, më 9 nëntor, ka nisur menjëherë numërimi i votave në pesë bashki të vendit: Vlorë, Tepelenë, Cërrik, Berat dhe Mat.
Procesi ka filluar fillimisht në KZAZ-të e Tepelenës, ku janë numëruar votat e fshatrave Nivicë, Progonat dhe Sinanaj, ndërsa më pas ka vijuar në Cërrik, Berat, Vlorë dhe Mat.
Deri më tani, në katër prej bashkive – Vlorë, Tepelenë, Cërrik dhe Berat – janë shpallur fitues kandidatët e Partisë Socialiste, të cilët kanë marrë mbështetje më të madhe nga votuesit krahasuar me rivalët.
Numërimi në Bashkinë e Matit drejt përfundimit
Procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Matit është drejt përfundimit. Kandidati socialist Altin Bojni po fiton me difencë të thellë ndaj dy kandidatëve të pavarur, Eduart Brahilika kandidat i mbështetur nga opozita dhe Suzana Pasha, kandidatja e pavarur, ish-drejtuese e Forumit të Gruas Socialiste në këtë bashki. Kandidati Bojni ka siguruar 66.59% të votive, ose e përkthyer në 7302 vota.
Kandidati i mbështetur nga opozita ka siguruar 28.42% të votive ose 3116 vota. Ish-drejtuesja e Forumit të Gruas Socialiste në Bashkinë Mat ka marrë vetëm 547 vota në këtë bashki.
BERAT
Deri më tani, nga votat e numëruar në qarkun e Beratit, kandidati i Partisë Socialiste Ervin Llazar Ceca ka marrë deri më tani 13050 vota ose 83.35 % ndërsa kandidati Pavlo Koli Shkarpa, kandidat i propozuar nga zgjedhësit ka marrë 2607 vota ose 16.65 % nga fletët e votimit të numëruar.
TEPELENË
Nga numërimi i votave deri në këto momente për kryetar bashkie në Tepelenë, sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, Gabriel Altin Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit ka marrë 928 vota, përkthyer në përqindje 22.15 %, ndërsaGramos Sadik Sako, i propozuar nga Partia Socialiste, ka marrë 3261 vota, përkthyer në përqindje 77.85 %
VLORË
Procesi i numërimit të votave për kryetarin e ri të bashkisë së Vlorës po vijon normalisht. Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së, del se Brunilda Flamur Mersini, kandidate e Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë deri tani 15672 vota, përkthyer në përqindje 78.44 %. Kandidati i propozuar nga zgjedhësit Dionis Anesti Sota, ka marrë 2333 (11.68 %), ndërsa Gjergji Nikë Nika, po kandidat i propozuar nga zgjedhësit ka marrë 1975 vota (9.88 %)
CËRRIK
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, pas numërimit të votave për kryetar bashkie në VNV, deri në këto momente, kandidati Eligert Qani Hima, i propozuar nga Lëvizja Shqipëria Bëhet, ka marrë 1275 vota (13.62 %). Kandidati Amarildo Sherif Hoxha i propozuar nga zgjedhësit ka marrë 1888 vota (20.16 %), ndërsa Florenc Spiro Doka, kandidat i Partia Socialiste ka marrë 6201 vota (66.22 %).
MAT
Procesi i numërimit të votave për kryetarin e ri të bashkisë së Matit po vijon normalisht. Nga të dhënat e deritanishme zyrtare të KQZ-së, Altin Ramazan Bojni, kandidat i Partisë Socialiste ka marrë 6439 vota (68.76 %) Eduart Shaqir Brahilika, kandidat i propozuar nga zgjedhësit ka marrë 2411 vota (25.75 %), ndërsa Suzana Tahir Pasha, kandidate e propozuar nga zgjedhësit ka marrë 514vota (5.49 %).
Në të gjitha qendrat e këtyre pesë bashkive kishin të drejtë vote në total 334 mijë qytetarë, ku pjesëmarrja e tyre rezultoi me 18.51%.
Pjesëmarrjen më të lartë e shënoi Bashkia Mat me 39.23%, ndërsa më e ulët ishte në Bashkinë Vlorë me 12.59%. Pjesëmarrja në bashkitë e tjera ishte: Tepelenë 34.63%, Cërrik 24.81% dhe Berat 19.81%.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, pjesëmarrja më e lartë ishte tek grupmosha mbi 65-vjeç, ndërsa më e ulët tek të rinjtë 18-22 vjeç.
Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore u zhvillua kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se procesi ishte pa probleme, me vetëm dy raportime për incidente në Cërrik dhe Vlorë.
Në këto zgjedhje të pjesshme, në Vlorë garojnë për të marrë drejtimin e Bashkisë, kandidatja socialiste Brunilda Mersini përballë Dionis Sotës, kandidatit i pavarur i mbështetur nga opozita, si dhe anëtari i këshillit bashkiak nën siglën e demokratëve Gjergj Nika.
Për bashkinë e Beratit, në garë janë kandidati socialist Ervin Caka dhe kandidati i pavarur, Pavlo Shkarpa, i mbështetur nga opozita.
Për bashkinë e Matit në garë janë kandidati socialist Altin Bojni dhe kandidati i pavarur Eduard Brahilika, i mbështetur nga opozita.
Në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka përballet me dy kandidatët e pavarur, Amarildo Hoxha i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët, dhe Eligert Hima i propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
Për bashkinë e Tepelenës garojnë kandidati socialist Gramoz Sako, ndërsa opozita ka mbështetur kandidatin e pavarur Gabriel Guma.
Kryebashkiakët që do të dalin fitues nga këto zgjedhje do të kenë një mandat njëvjeçar e gjysmë, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të radhës lokale në pranverën e vitit 2027.
Celibashi: Të gjitha kutitë e votimit janë dorëzuar në VNV-të
Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, ka përditësuar publikun dhe median mbi përfundimin e fazës së transportit të kutive të votimit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Celibashi konfirmoi mbarëvajtjen e një prej hapave më të ndjeshëm të procesit zgjedhor.
Konkretisht, ai bëri të ditur se, sipas raportimeve zyrtare, të gjitha kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore janë dorëzuar pa problem në të gjitha Vendet e Numërimit të Votave (VNV).
“Procesi i transportit, shoqërimit dhe dorëzimit është kryer pa asnjë problem.”, shkruan Celibashi.
/rtsh.al/