E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfundon numërimi në 7 qarqe! PS “ngjyros” Shqipërinë. PD forcë e parë vetëm në Shkodër, Lezhë e Kukës

Procesi i numërimit për subjektet politike ka përfunduar tashmë në 7 qarqe të vendit.

Në qarkun e Elbasanit, pas mbylljes së procesit të numërimit shihet një avantazh i theksuar i Partisë Socialiste e cila kryeson me 79.799 vota kundrejt Partisë Demokratike që ka marrë 38.905 vota.

Shqipëria Bëhet është forcë e tretë me 4552 vota por pa mandat.

Numërimi është mbyllur edhe në qarkun e Dibrës ku PS ka fituar me 10,356 vota diferencë duke marrë 3 mandate, 1 më shumë se Partia Demokratike

Në Lezhë Partia Demokratike siguroi 30,502 vota, duke lënë pas Partinë Socialiste me shumë se 1542 vota më shumë.

Vlora gjithashtu i dha fund numërimit me një fitore të thellë të Partisë Socialiste ku mandatet u ndanë 8 me 4.

Në qarkun e Kukësit kryeson koalicioni i Partisë Demokratike me 52.95 % të votave.

Partia Socialiste mori fitoren edhe në Korcë me 6 mandate kundrejt 4 mandateve te Partisë Demokratike dhe aleatëve te saj.

Fitore e thellë për socialistët edhe në qarkun e Beratit me më shumë se 57.% të votave

Ndërkohë në Fier, vazhdon ende numërimi i votave ku Partia Socialiste kryeson bindshëm.

Rezultatet tregojnë një avantazh të dukshëm të Partisë Socialiste edhe në qarqet Durrës dhe Gjirokastër, ndërsa në Shkodër deri më tani kryeson PD me 2183 vota më shumë. Në këto qarqe numërimi vijon ende./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›