Makina përplas 12-vjeçaren në Korçë

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus, Tonin Frroku, se një automjet ka goditur një 12-vjeçare, e cila mendohet të jetë nxënëse pranë kësaj shkolle.
E mitura ka qenë këmbësore dhe po kalonte nga njëra anë e rrugës në krahun tjetër në momentin e goditjes.
12-vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë mjekim ne spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv