Basha humbet në shtëpinë e vet
Figurat kryesore të PD-së, që shihen si pasuesit e Berishës në krye të partisë, kanë pësuar humbje të thella në bastionet e tyre.
Jozefina Topalli deri më tani po humbet në mënyrë të papritur në Shkodër, ashtu si dhe Lulzim Basha në Tiranë. Madje, ky i fundit ka humbur jo vetëm në qytetin që drejton, por edhe në lagjen e vet.
Nga numërimi në qendrën e votimit ku ka votuar familja Basha, lagjja e kryeqytetit ku kryebashkiaku aktual është lindur dhe rritur, rezulton se e majta ka marrë 216 vota, ndërsa e djathta 210 vota.
Për të mos folur pastaj për rezultatet e Sokol Olldashit në Fier apo edhe Ridvan Bodes në Korçë./b.l