Një fallxhor meksikan parashikon humbjen e Obamas

Antonio Vazquez, i cili njihet në këtë vend si një parashikues i saktë, nuk i ka dhënë shumë gjasa presidentit të SHBA-së, Barack Obama, për t`u rizgjedhur në një mandat të dytë.
Në parashikimin e tij me letrat tarot, Vazques, i cili çdo vit jep një konferencë për mediat duke bëtë parashikimet, tha se Obama nuk ka gjasa që të fitojë.
“E ndjej se Obama do të humbas. Republikanët kanë të gjitha paratë në Shtetet e Bashkuara dhe kështu ata do të bëjnë trysni mbi atë për të bërë gabime ” tha ai.
Ndërsa për liderët e vendeve të Amerikës Latine, Vazques theksoi se gjatë këtij viti do të ketë diagnostikime të tjera me kancer. Duke ju referuar shëndetit të presidentit të Venezuelës, fallxhori meksikan tha se shumë shpejt Hugo Chavez do të ketë një kthim të fuqishëm të sëmundjes.
“Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez do të vazhdon të jetë i sëmurë, por ai nuk do të pranojë këtë, sepse pushteti është më i fortë se çdo gjë tjetër”, theksoi Vasquez.
Për presidenten e Argjentinës, Christina Fernanadez, e cila lëngon gjithashtu nga kanceri, Vasquez theksoi se gjendja e saj do të përmirësohet.