E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfundon pas 7 orësh takimi i Ramës me ministrat dhe zyrtarët e lartë të PS, çfarë u diskutua

Zgjedhjet e 11 majit dhe lista e kandidatëve, këto kanë qenë dy pikat kryesore në fokus të diksutimit të kryeministrit Edi Rama me ministrat drejtuesit politikë të PS gjatë takimit të sotëm në “Pallatin e Brigadave”, i cili zgjati rreth 7 orë.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Ermal Qori, bëjnë me dije se socialistët kanë bërë një analizë të gjatë të fushatës elektorale deri tani, brenda por edhe jashtë vendit me shqiptarët e diasporës.

Ndërkohë që një pikë shumë e rëndësishme ka qenë edhe lista e kandidatëve, e cila do të duhet të dorëzohet brenda datës 12 mars. Mësohet se brenda takimit është folur për emra, por në fund do të jetë Kryesia e partisë ajo që do të vendosë për gjithësecilin.

Mësohet gjithashtu se Rama ka kërkuar një angazhim më të madh nga gjithësecili, ndërsa mortorët e fushatës vijojnë të xhirohen edhe më shpejt, pasi sipas kryeministrit mandati i katërt duhet për të realizuar ëndrrën europiane të shqiptarëve.

Kujtojmë që edhe një ditë më parë Rama pati një takim me ministrat dhe zyrtarët e lartë të PS në “Pallatin e Brigradave’ ku u diskutua diskutua vetëm për programin elektoral në çdo sektor dhe se cila do të jete qasja në takime publike me qytetarët. /Vizionplus.tv/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›