E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama uron 7 marsin: Mirënjohje mësuesve që me përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes te fëmijët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 7 marsin, Ditën e Mësuesit. Përmes një mesazhi në rrjetin e tij sociale Facebook, Rama thotë se mësuesit me durim dhe përkushtim mbjellin dhe kultivojnë farën e dijes te fëmijët.

Rama: Mirmëngjesi, dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë.

Sot festohet “Dita e Mësuesit”, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja e parë shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ( jo fetar ) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›