E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon protesta ne Prishtinë / Djali i Jakup Krasniqit: Nuk duhet të dorëzohemi!

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi i është bashkuar protestës së mbajtur sot në sheshin në Prishtinë në mbështetje të UÇK.

“Sot janë jo vetëm si biri i njeriut që po i bëhet padrejtësi, por si biri i këtij populli. Ajo që ndodhi në Hagë, prek sakrificën e çdo dëshmori, çdo veterani, çdo të zhdukuri familjet e të cilëve ende e kërkojnë. Sot nuk duhet të dorëzohemi sepse nëse ne dorëzohemi do të na gjykojë jo vetëm historia por edhe e ardhmja. Për 6 vjet kemi kërkuar drejtësi dhe do vazhdojmë të kërkojnë drejtësi.

Sot i bëjmë thirrje edhe të gjithë partive politike të lëmë anash të gjitha dallimet dhe le të bëhemi bashkë”, tha ai

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›