E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte Vllaznia-Teuta / Teuta këtë sezon ka pretendime te mëdha

Vllaznia që renditet e fundit në Superligë, me vetëm 2 pikë pas 4 ndeshjesh, do të kërkojë të ndryshojë faqe mbrëmjen e sotme, teksa pret në ‘Loro Boriçi’ Teutën e vendit të dytë që këtë sezon ka pretendime të mëdha. Rezultatet kanë krijuar zhgënjim në Shkodër dhe tensioni është në ajër, por sipas mbrojtësit Emiliano Musta pikët do të vijnë shumë shpejt.

“Mbase është pak pjesa e grupit që ka shumë ndryshime. Afrime dhe largime të shumta. Çdo gjë kërkon kohën e vet, por futbolli nuk të fal sepse kërkohen rezultate të shpejta. Besoj që do të ringrihemi shumë shpejt,”-u shpreh Emiljano Musta, futbollist i Vllaznisë.

Vllaznia-Teuta nis në orën 18:30, ndërsa Musta foli edhe për polemikat e shkaktuara në fillim të sezonit ku u sulmua në Elbasan, pasi në verë la verdheblutë për të kaluar në Shkodër. Sipas Mustës ata nuk ishin tifozë, por persona të cilët qëndrojnë pranë klubit

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›