E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerti Bogdani Protestat e opozites humbje kohe

14-11-2010 / Gazeta 55

Gerti Bogdani deputet i Partise Demokratike ka dale dje ne nje deklarate per shtyp duke i bere thirrje opozites kundrejt nismave qe ata kane marre per rrezimin e qeverise Berisha. Pas deklarates se Spartak Ngjeles ne emer te opozites menjehere ka reaguar deputeti demokrat Gerti Bogdani i cili i ka cilesuar keto protesta si humbje kohe dhe energjie ne thelb nje perpjekje e deshtuar nga ana e tyre dhe nje zgjedhje e gabuar dhe jo bashkepunuese dhe dinjitoze.
Protestat e meparshme kane qene te vaketa dhe kjo duke pare dhe ecurine ne fund te dites ku dhe nje socialist nuk shkon ne proteste pasi shikon mireqenien dhe mbarevajtjen e tij deklaroi deputeti i partise demokratike Gerti Bogdani.
Gjithashtu Gerti Bogdani duke vijuar akuzat ndaj socialisteve u ndal te procesi i liberalizimit te vizave dhe e cilesoi heqjen e vizave per shqiptaret dhe Shqiperine si nje lajm te shkelqyer kryefjala e se ciles ishte liberalizimi vizave nje moment madheshtor dhe historik per cdo qytetar shqiptar.
Nga ana tjeter deputeti demokrat Gerti Bogdani akuzave te bera nga opozita iu kunderpergjigj duke i sjelle atyre ne kujtese se mazhoranca i ka ofruar opozites mbeshtetje per zgjidhjen e krizes dhe se eshte e gatshme per kompromis brenda kornizes ligjore.
E. T.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›