Policia Ne Vlore numri me i madh i protestuesve nuk pati asnje incident

Foto e godines se Policise se Shtetit
Tirane 4 shkurt 2011 NOA- Pas perfundimit te protestave te mbajtura ne kater qytete nga ana e Opozites se Bashkuar Policia e Shtetit pershkruan situaten.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojne per agjencine e lajmeve NOA se
ne qytetin e Tiranes tubimi u zhvillua me pjesemarrjen e rreth 3000 protestuesve te ardhur edhe nga Qarku i Durresit duke levizur nga vend grumbullimet ne drejtim te Sheshit tek Muzeu Kombetar dhe me pas drejt rruges se Durresit nga ora 1415 deri ne oren 1520.
Ne qytetin e Vlores tubimi u zhvillua me pjesemarrjen e rreth 3500 protestuesve te ardhur edhe nga rrethet Fier Berat Gjirokaster dhe Sarande duke levizur nga vend grumbullimet pergjate aksit Skele-Sheshi i Flamurit-Rruga e Re nga ora 1400 deri ne oren 1515 sqaron policia.
Ndersa ne qytetin e Lezhes tubimi u zhvillua me pjesemarrjen e rreth 600 protestuesve te ardhur edhe nga rrethet e Prefektures Shkoder nga ora 1410 deri ne oren 1445.
Numri me i ulet i pjesemarresve eshte shenuar ne qytetin e Korces ku sipas Policise se Shtetit tubimi u zhvillua me pjesemarrjen e rreth 2000 protestuesve te ardhur edhe nga Qarku i Elbasanit duke levizur nga vend grumbullimet pergjate Bulevardit Republika ne drejtim te Sheshit Ushtari i Panjohur dhe Teatrit te qytetit nga ora 1400 deri ne oren 1450.
Me tej po te njejtat burime deklarojne se ne keto protesta nuk eshte shenuar asnje incident.
a.y/NOA
Tagsincident polici tubim