Përfundon rebelimi në Bangladesh, 50 viktima
Dakka - Përfundoi rebelimi i Trupave Kufitare, në Bangladesh, arsyeja e të cilit ishte kërkesa për rritje rroge. Në këtë kryengritje humbën jetën të paktën 50 persona. Trupat Kufitare pas takimit me Kryeministrin Sejh Hasina deklaruan se do ti ulnin armët.
Kryeministër Hasina shpalli faljen e përgjithshme të reparteve të implikuara në rebelim. Në kryengritjen në fjalë humbën jetë të paktën 50 persona, si dhe u plagosën 15 të tjerë. Trupat kufitare në kryeqytetin Dakka, të njohura me emrin Repartet me Pushkë, kishin dalë në kryengritje në zonën që ndodhet ndërmjet shtëpive dhe qendrave tregtare.
Ushtria u dërgua në zonë gjatë rebelimit të trupave kufitare dhe kishte rrethuar shtabin e tyre.