E Shtunë, 31 Tetor 2026

PR koalicion me PD

Tiranë - Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar sot se PR-ja do të jetë në koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë një takimi me kryetarët e Asambleve Rajonale dhe kryetarët e Degëve të Rretheve të kësaj partie, gjatë së cilës ai u shpreh se “marrëdhëniet konkrete elektorale si dhe veprimi politik në këto zgjedhje mbeten për t'u përcaktuar së shpejti”.

Ky takim mbylli procesin e propozimit të kandidaturave për deputet nga degët. Kryesia e Partisë Republikane do të analizojë dhe vlerësojë përfundimisht këto propozime, për të marrë një vendim të plotë në Asamblenë Kombëtare, gjatë tre javëve të ardhshme. Në fjalën e tij, Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PR-së, z. Sabri Godo, përmendi rëndësinë e organizmit për të përballuar me sukses fushatën elektorale si dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe përcaktoi afate kohore lidhur me kandidaturat e për anëtarët e KZZ-ve, në respektim të afateve të Kodit Zgjedhor.

Brenda muajit mars, degët e partisë do të sjellin kandidaturat për anëtarë të KZAZ (Komisionet Administrative Zgjedhore).

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›