Perfundon restaurimi i Kulles se Sahatit ne Tirane
Perfundojne punimet per restaurimin e Kulles se Sahatit ne Tirane. Bashkia e Tiranes njoftoi dje perurimin e nje prej veprave me simbolike te kryeqytetit tone, por edhe me gjere, nje nga kullat me te bukura ne rang Shqiperie. Keshtu, nje fond i vecante i ambasadorit amerikan ne Shqiperi, John Uidhers, i akorduar per ruajtjen e trashegimise kulturore, beri te mundur restaurimin e kesaj kulle. Nga ana tjeter, Fuat Haxhiymeri ishte nje individ qe kontribuoi personalisht, ne nje pune per te cilen u bashkepunua qe nga faza e pare deri ne fund me bashkine e Tiranes. Vete bashkia nga ana e saj, me nje impenjim te madh mbeshteti projektin duke bere te mundur rregullimin e mekanizmit te sahatit dhe te kambanes, qe nuk punonte prej disa dekadash. Kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama tha se, ky restaurim qe i rikthen Kulles se Sahatit "shkelqimin" e vet te pare, permes nje kontributi te perbashket njerezish edhe institucionesh, eshte nje moment sa simbolik aq edhe i kendshem. "Dua t'i falenderoj qe te gjithe ata qe kontribuuan, por do te falenderoj ne menyren me te vecante dy persona, nga njera ane ambasadorin e SHBA-se, i cili nga fondi qe ka si ambasador ne ekskluzivitetin e vullnetit te tij i dha qytetit te Tiranes mundesine e ketij restaurimi dhe nga ana tjeter, z. Haxhiymeri i cili njesoj si ne traditen e vjeter ku tregtare te qytetit u mblodhen bashke per ta ndertuar, kontribuoi qe kjo kulle te duket sot po aq e paster dhe po aq e bukur sa diten qe u ndertua",-tha Rama. Restaurimi i Kulles se Sahatit eshte shoqeruar edhe me restaurimin e godines se sahatciut, e cila do te trajtohet si nje muze i vogel i oreve monumentale ne Shqiperi.