E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transporti, linja te reja ne Tirane

Sa korsi te dedikuara do te ndertohen, si dhe te gjitha nderhyrjet ne sektorin e transportit ne kryeqytet
Transporti qytetas, i shumekritikuar deri tani do te pesoje ndryshime rrenjesore ne 10 vjet. Ky eshte premtimi qe jep bashkia e Tiranes, shoqeruar me strategjine e posacme deri ne vitin 2020. "Me shume korsi te dedikuara per mjetet bus, me shume linja udhetimi brenda qytetit, si dhe modernizim e linjave ekzistente". Ky eshte thelbi i strategjise, ndersa nuk mungojne edhe mjetet kontrollore per trafikun, apo sjellja e mjeteve moderne te transportit.
Korsite
Masterplani i transportit ka percaktuar optimizimin e sistemit ekzistues te transportit publik, ashtu dhe rrjetin e linjave te reja te ardhshme, se bashku me sistemet e transportit qe duhet te aplikohen. Gjithashtu do te ndertohen me shume se 100 km korsi te rezervuara te transportit publik si dhe 88 km korsi te rezervuara "bus", me nje drejtim, per realizimin e te cilave ka filluar implementimi qe ne vitin 2010 e 2011. Korsite e rezervuara do te kene nje impakt te rendesishem, ne rritjen e shpejtesise mesatare te levizjes se mjeteve te sherbimit te transportit publik, gje qe ka nje impakt pozitiv ne rritjen e efikasitetit te sherbimit. Kjo do te reflektohet ne reduktimin e trafikut me mjete private, me shume siguri, ulje te kostos se sherbimit, me shume nderrime linjash dhe mundesi levizjeje, respektim i orareve te sherbimit, respektim i frekuences si dhe nderhyrje ne rrjetin ekzistues te sherbimit.
Linjat
Sipas strategjise se transportit, do te modifikohen itineraret, pra do te bashkohen dhe zgjaten kater linja ekzistuese, brenda harkut kohor 2010-2011. ndersa brenda po kesaj periudhe, do te shtohen dy linja te reja. Nga ana tjeter, deri ne vitin 2020, ne vartesi dhe te infrastruktures rrugore, do te shtohen ose modifikohen gjashte linja duke shtuar linjat unazore ne qytet dhe duke zgjatur linjat ekzistuese deri ne ekstremet e mundshme ose orientuar shtrirjen e sherbimit ne te ashtuquajturin modeli "dere me dere". Kryqezimet kryesore do te pajisen me Sistemin e prioritetit BUS, brenda vitit 2011. Kjo do te mundesoje dhenien e prioritetit te sherbimit publik ndaj trafikut privat. Nga ana tjeter, do te vendosen sistemet "IT System (GIS)" te transportit qe mundesojne menaxhim ne kohe reale te sherbimit, monitorim dhe kontroll te menjehershem si dhe informim i qytetareve per oraret, vonesat, ndalesat ne kohe reale. Strategjia percakton se do te rishikohen dhe ridizenjohen stacionet "Bus" per te mundesuar komfortin dhe sigurine per qytetaret. Ndersa, do te ndryshoje teresisht flota e mjeteve te transportit, duke futur mjete me te gjitha kushtet e komoditetit. Gjithashtu, masterplani ka percaktuar, duke u nderthurur me planin e ri rregullues te qytetit, rrjetin rrugor te nevojshem ne qytet, hierarkine dhe shperndarjen e tij per cdo perdorues.
L.Ndoka
Tram-tren
Sistemi parashikon qe pertej vitit 2020, duhet te mendohet dhe te studiohet fizibiliteti i ndertimit te rrjetit urban hekurudhor ku perfshihen: 20 km binare ne zone urbane dhe sistemin TRAM-TREN, si nje sistem qe perdor teknologjine e infrastruktures hekurudhore (ne shina) per zonat urbane dhe jourbane.

Tendencat
Tirana, ne krahasim me qytete te tjera ne vende te tjera, ka shkalle te kenaqshme te perdorimit te transportit publik dhe nje shkalle me te ulet motorizimi (21% e popullsise). Sot qytetaret e Tiranes perdorin ende shume transportin ekologjik: transport publik, kembesore dhe bicikleta.

36% e qytetareve perdorin mjetin bus
28% jane kembesore
21 % perdorin mjete private

Plani i qarkullimit te qytetit"
Menaxhimi me i mire i trafikut
Eliminimi i trafikut tranzit ne qender
Rruge me nje drejtim
Menaxhimi i parkimit dhe sistemet "Park and Ride"
Percaktimi e terminaleve "Bus" dhe integrimi i tyre me rrjetin hekurudhor

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›