E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përfundon seanca paraprake për “Sterilizimin” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Përfundon pas 8 orësh seanca paraprake për dosjen e “Sterilizimit” në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur sot në GJKKO ku, sipas medieve, ai është pyetur nga togat e zeza për dosjen “Sterilizimi”.

Beqaj dhe avokati i tij Ermal Yzeiraj kanë kërkuar pushimin e çështjes, ose në alternativë kthimin e dosjes për hetime të tjera në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ndërkohë SPAK kërkon nga GJKKO nisjen e shqyrtimit të dosjes hetimore ndaj të pandehurve për këtë dosje hetimore.

Gjykata caktoi seancën e radhës në datë 12 dhjetor, ku do të vijojë deklarimet e tij Klodian Rrjepaj, si dhe mbrojtësi i tij ligjor.

Ish-ministri Ilir Beqaj është arrestuar për dosjen e fondeve të SASPAC me urdhër të SPAK, kurse për çështjen e “Sterilizimit” po ndiqet në gjendje të lirë.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›