E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump përgatit listën e vendeve ku mund të deportojë emigrantët e paligjshëm

UASHINGTON, 5 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Administrata e re e Trump po përgatit një listë të vendeve në të cilat mund të deportojë emigrantët, kur vendet e tyre të origjinës refuzojnë t’i pranojnë, si Venezuela, Kuba dhe Kina.

Lista përfshin vende si Ishujt Turks & Caicos, Bahamas, Panama apo Grenada.

Kjo mund të nënkuptojë se mijëra, nëse jo qindra mijëra emigrantë do të zhvendoseshin përgjithmonë në vende me të cilat nuk kanë asnjë lidhje dhe gjuhën amerikane.

Megjithatë, Bahamas kanë njoftuar tashmë se do ta refuzojnë propozimin e administratës së ardhshme amerikane.

Është e paqartë nëse migrantët do të lejohen të qëndrojnë ligjërisht për të punuar dhe jetuar në vendet në të cilat ata janë deportuar.

Nuk dihet as se çfarë lloj presioni, ekonomik apo diplomatik, ekipi i tranzicionit të Trump po ushtron mbi këto vende për t’i bindur që të pranojnë propozimin.

Trump tashmë ka kontaktuar me Ishujt Turks & Caicos, Bahamas, Panama dhe Grenada për të hartuar një marrëveshje sipas së cilës ata do të pranonin të ndërmerrnin fluturime deportimi nga Shtetet e Bashkuara./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›