Përfundon shpërndarja e materialeve në KZAZ
Kryetari i KQZ-së, Ristani tha sot se Komisionet e qendrave të votimit (KQV) kanë në dispozicion gjithë kohën e nevojshme për tërheqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të
TIRANË- Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani bëri të ditur sot se ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 66 Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), të ngritura në të gjithë vendin për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Kryetari Ristani theksoi se shpërndarja e materialeve zgjedhore përfundoi një ditë më parë dhe tashmë Komisionet e Qendrave të Votimit (KQV) kanë në dispozicion gjithë kohën e nevojshme për tërheqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të.
Sipas kodit zgjedhor, KQZ dërgon në selitë e KZAZ-ve, jo më vonë se 3 ditë para datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore, ku përfshihen fletët e votimit sipas numrit të zgjedhësve në çdo QV, vula e KQV-së, procesverbalet e QV-së, lënda e posaçme për timbrimin e zgjedhësit dhe aparatin verifikues të saj, etj.
Ligji zgjedhor përcakton se dërgimi i materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja në KQV bëhet jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit.
Në rang vendi numërohen gjithsej 4751 qendra votimi me gjithsej 3.084.067 zgjedhës.
(d.b/BalkanWeb)